Teksa gjendej pasditen e djeshme duke pushuar në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, kritiku i artit, politikani dhe historiani i njohur, Vittorio Sgarbi u përplas nga një dallgë, çka solli nevojën e ndërhyrjes së menjëhershme të vajzës së tij, Alba-s dhe një roje shpëtimi nga vendpushimi.
Videoja u përcoll mediatikisht me nota paniku, teksa personalisht Sgarbi e cilëson këtë eksperiencë si një pagëzim në ujërat shqiptare.
?Momente frike për Vittorio Sgarbi-n pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir?- shkroi faqja e Web-it të kritikut italian të artit.
Teksa gjendet në makinë përkrah kryetarit të bashkisë së Vlorës, mjekut Dritan Leli, Sgarbi shprehet:
?Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i forta (nga deti). Asgjë e rëndë, vajza ime më ndihmoi të dal nga uji. Ishte si një pagëzim shqiptar.?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#VittorioSgarbi#TopChannel