Mbetjet urbane po hiqen nga rrugët e Durrësit dhe po depozitohen këtu në Manëz nën shoqërimin e policisë.
Kjo ka shkaktuar reagimin e banorëve të zonës të cilët protestojnë kundër kësaj vendimmarrje të njëanshme që ndot mjedisin duke u kthyer në një bombë ekologjike për ta dhe tokat e mbjella.
?Populli i Manzës është i shqetësuar për hedhjen e plehrave në njësinë tonë. Jo vetem plehrat për disa fshatra dhe kampin e muxhahedinëve, po këtu kanë shpërthyer plehrat e të gjithë Durrësit. Mbrëmë u përplasëm me forcat e rendit.?
?Ka ndotje ambjenti. Nuk mund të rrish këtu. Na habit fakti që çdo makinë shoqërohet me mjete policie. Këta s?kanë mjete me kap kriminelët.?
?Është turp. Çfarë shteti kemi ne që s?mendon për popullin. Janë njerëz, familje, fëmijë.?
?Janë helm. Kanë pru helmin aty.?
?Kjo është reforma territoriale me i pru plehrat nga Durrësi në Manzë. Kishim një territor shumë të pastër. Administratori është zgjedh nga nalt, nuk është zgjedh nga populli. S?ka forcë me e ndalu.?
12 vjet më parë kur familja Tafa bleu këtë shtëpi e gjithë zona ishte e gjelbëruar. Sot ata bashkëjetojnë me këtë ndotje mjedisore që u ka trokitur në derë.
?Këtu nuk ka pasur mbeturina më përpara, pasi erdhën muxhahedinët filluan t?i hedhin. Tani i hedhin të gjithë këtu. Edhe Shijaku i hedh tinëz. Po kur të mbushet ku do shkojnë?!?
?Ju lutem na ndihmoni! Këtu nuk jetohet. Ja shtëpia, ja plehrat. As era nuk durohet, as fëmijët nuk rriten. Mirë për ne se s?po pyet njeri, po për fëmijët është gjynah.?
?Nuk kam çfarë të them. Kam ardh me dëgju banorët dhe të gjitha shqetësimet do ia përcjell kryetares së bashkisë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Plehrat#Manze#TopChannel