Gjykata e Tiranës ka caktuar sot arrest me burg për radikalin mysliman Roland Kryemadhi i cili nuk lejontë fëmijën të shkonin në shkollë, ndërkohë që gjatë aksionit për arrestimin ai kundërshtoi dhe kërcënoi policinë me armë.
?Është i bindur në pafajsinë e tij pasi është dhe besimtar, dhe është i bindur se nuk janë kryer ato vepra penale. Gjithashtu është bërë një kontroll i imtësishëm i banesës dhe nuk është gjetur asnjë armë. Është e vërtetë që ka kundërshtuar policinë për tu shoqëruar në gjykatë, pasi ishte në kushte varfërie ekstreme dhe duhej që të punonte.