KPD e PS nesër në Vlorë - (23 Maj 2000)

RTV KLAN 2020-06-08

Views 1

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Socialistët shqetësohen nga rreziku i abstenimit në zgjedhjet e ardhshme në vend. Ky shqetësim do të paraqitet nesër, në mbledhjene e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, e cila do të zhvillohet në Vlorë. Mësohet se në fjalën e tij kryetari Nano do të përqëndrohet tek rreziku i abstenimit si dhe tek parandalimi i këtij rreziku.

Kështu kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, duke parë se në vend ka një shtresë njerëzish mjaft indiferent ndaj ngjyrave partiake, por edhe ndaj kutive të votimit, ka vendosur të hedh në tregun politik, tezën e afrimit të shoqërisë civile në drejtimin e vendit. Këtë e tregojnë edhe lëvizjet e fundit në kabinetin Meta.

Në fjalën e tij Nano do të argumentoj këtë me faktin se njerëzit e shoqërisë civile, që kanë dhënë kontributin e tyre dhjetë vjeçar në ndërtimin e shoqërisë shqiptare, padyshim që kanë edhe votuesit e tyre. Në konceptin e kryetarit Nano, vetëm kështu mund të evitohet abstenimi i pjesës indiferente në zgjedhjet e ardhshme.

Një raport mbi punën tre vjeçarë të qeverisë, pritet që nesër ta mbajnë në emër të partisë sekretari i përgjithshëm Namik Dokle. Duket se problemet më emergjente për partinë më të madhe në pushtet janë dritat, uji dhe rrugët. Socialistët kanë vendosur që nesër në Vlorë të kujtojnë se si e kanë gjetur vendin në 1997./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form