Top News - Kush është Ardian Çapja/ Si u ka shpëtuar disa atentateve

Top Channel Albania 2020-06-08

Views 1

Ardian Çapja është një emër shume i njohur i botës së krimit jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë. Ai është shoqëruar dhe arrestuar disa herë, ndërsa në vitin 2017 u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv.
I plagosuri i kësaj të hëne, Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, i cili u ekzekutua në vitin 2005. Si pasojë e përplasjes dhe hasmërisë mes fisit Çapja dhe Mema në dekadën e fundit në Elbasan janë shënuar shumë viktima nga të dy palët, ndërsa shumë ngjarje janë ende pa autorë.
Për këtë atentat të tretë të dështuar, ende nuk ka asnjë pistë konkrete, por sërish sipas burimeve policore pista kryesore lidhet me konfliktet e vjetra të fisit Çapja.

Kështu më 3 shkurt të vitit 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë edhe pre e tyre.

Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.
Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.
Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja. Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë, pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.
Në shkurt të këtij viti, një ditë pas sekuestrimit të pasurisë së Hajrajve në Shijak, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur formularin për të justifikuar pasurinë edhe Ardian Çapjas në Elbasan. Për 48 orë, Forca e Ligjit kërkoi që të justifikonte pasurinë në të kundërt do të sekuestrohej.
Në fakt, që prej asaj dite e deri më tani, ende nuk ka një vendim për pasuritë e ?të fortit? të Elbasanit. SPAK ka marrë dosjen nga struktura policore OFL, por nuk ka kryer të gjitha verifikimet, për të dërguar pse jo në Gjykatë kërkesën për sekuestro.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS