Maturantët kanë mbyllur provimin e maturës shtetërore të gjuhës së huaj, provim që nisi në orën 10 dhe ka zgjatur për 2 orë. Disa nga maturantët kanë dalë me lot në sy e disa të gëzuar, ku janë puthur dhe përqafuar me prindërit që i prisnin jashtë shkollës.