Kryedemokrati Lulzim Basha teksa ndodhet në Elbasan ka zgjedhur që të provojë dhe një nga specialitete e këtij qyteti siç e quan ai.
Bëhet fjalë për bugaçen elbasanase. Basha ka vizituar një nga byrektoret e qytetit, ndërsa përmes një videoje në rrjetet sociale shprehet se ka shkuar ta blejë vetë bugaçen. Me humor kryedemokrati e cilëson si kroasantin e Shqipërisë, ndërsa kujton edhe kohën kur e ka konsumuar për herë të parë
Duket se kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur fushtën, pavarësisht se mazhoranca i bëri të qartë që zgjedhjet do të jenë në 2021. Nga Elbasani, ku u takua me biznese dhe qytetarë, Basha tha se do të fitojnë zgjedhjet.