Fëmijët autik janë të përjashtuar nga masa e orës policore, megjithatë profesori Bujar Hoxha thotë se shumica e fëmijëve autik nuk kanë diagnozë, andaj dhe është e vështirë për t'u identifikuar nga ana e policisë me ndonjë dokument. Kjo është arsyeja që ai nuk e shfrytëzon me djalin e tij këtë lirim nga masat e Qeverisë.