Më shumë se gjysma e fondit të garancisë sovrane për dhënien e pagave për punonjësit është duke u përdorur nga kompanitë e mëdha.
Deri tani janë 712 biznese që kanë aplikuar për të marrë kredi nga ky instrument, ku interesi është zero dhe nuk ka nevojë për lënie kolaterali pasi garantohet nga buxheti i shtetit, dhe për 462 shoqëri është aprovuar kredia.
Ministrja e Financave Anila Denaj i ftoi bizneset që të aplikojë edhe për linjën tjetër të kredisë së garantuar nga shteti, atë për kapital pune.
Aprovimi për linjën e kredisë së dytë të garantuar nga shteti do të kërkojë më shumë kohë për t?u përpunuar si procedurë nga bankat, dhe në këtë rast vetëm 60% të kolateralit e vendos shteti.
Në total fondi i parë i garancisë për paga është 11 miliardë Lekë, dhe kërkesat e bizneseve deri më sot kapin një vlerë prej 7.7 miliardë Lekësh, ndërsa garancia për kapital qarkullues ka një fond prej 15 miliardë Lekësh.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/