Për të dytën herë, astronomët kanë zbuluar një model në shpërthimin misterioz të valëve të radios nga hapësira. Sinjale të shpejta të tyre, ose FRB, janë lëshimë të valëve të radios në kozmos që zgjasin vetëm për një milisekondë dhe shkencëtarët kanë arritur t`i gjurmojnë disa prej tyre deri në galaktikat e veta të origjinës. Por shkakun e këtyre valëve, ata nuk po e gjejnë dot. Vëzhgimet e mëhershme kanë treguar se kur sinjale të tilla përsëriten, kjo është zakonisht sporadike. Situata ndryshoi megjithatë më herët gjatë këtij viti kur astronomët diktuan një përsëritje të rregullt cdo 16.35 ditë. Gjatë katër ditëve, lëshohej një sinjal I shpejtë ose dy cdo orë, dhe pastaj, për 12 ditët në vazhdim, binte heshtja. Tani kanë arritur të bëjnë një tjetër zbulim: një trend të ri ciklik, sipas të cilit valët radiofonike lëshohen gjatë një periudhe kohore prej 90 ditësh, pastaj pushojnë për 67 ditë. E gjithë kjo, përsëritet cdo 157 ditë. Sinjalet e mistershme i kanë vënë në mendime ekspertët. Disa mendojnë se ata mund të jenë pasojë e lëvizjes orbitale të një ylli apo objekti, të tjerë thonë se mund të vijnë nga një yll neutron, një vrimë e zezë apo nga mbetjet e nje superylli.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FRB#Sinjale#TopChannel