Nenshkruhet marreveshja per kufirin detar mes Italise dhe Greqise

RTV KLAN 2020-06-10

Views 1

Marrëveshje historike mes Italisë dhe Greqisë për kufijtë detarë. Nënshkrimin e bënë ministrat e jashtëm të dy vendeve Luixhi di Maio dhe Nikos Dendias gjatë një takimi këtë të martë në Athinë.

Marrëveshja parashikon përcaktimin e një zone ekskluzive ekonomike mes dy vendeve dhe i jep zgjidhje mosmarrëveshjeve prej një kohe të gjatë për të drejtat e peshkimit në detin Jon, ashtu siç parashikohej edhe në marrëveshjen e mëparshme të vitit 1977.

? Sot është një ditë historike. Është një zhvillim i rëndësishëm ashtu si marrëveshja e vitit 1977?.

? Përveçse vendos marrëdhëniet tregtare me Italinë, kjo marrëveshje përcakton edhe të drejtat e peshkatarëve si dhe respekton sovranitetin e Greqisë?.

Detajet nuk bëhen të ditura, por mediat shkruajnë se ujdia përfshin zgjerimin e kufirit detar grek me 12 milje. Veç çështjes së peshkimit, marrëveshja i jep zgjidhje konfliktit disa-dekadësh për të drejtat e nxjerrjes së mineraleve në Detin Egje dhe për Qipron e ndarë nga ana etnike. Ky akord nënshkruhet disa muaj pas marrëveshjes së nënshkruar mes Turqisë dhe qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht. Në krahun tjetër Athina ka akuzuar Turqinë dhe Libinë për dhunim të të drejtave të Greqisë si shtet sovran, veçanërisht në projektet e kërkimit për gaz në Mesdhe. Sipas mediave greke kjo marrëveshje u hap rrugë edhe bisedimeve mes Athinës dhe Tiranës për kufirin detar. Bisedimet nisën zyrtarisht në vitin 2018, por pas 3 takimeve ato u ndërprenë pas ndryshimeve në qeveritë e të dyja vendeve.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form