#tvora #rtvoranews
Rreth 230 milion euro përllogaritet të jetë shifra e dëmit ekonomik të shkaktuar prej parregullësive dhe shkeljeve financiare të institucioneve qëndrore dhe vendore.
Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, shifra i atribuohet auditimeve në vetëm 192 subjekte, ku përfshihen institucione qendrore, dhe ato rajonale.
Besart Kadia, ekspert i ekonomisë dhe drejtues i emisionit "Ekopolitikë" thotë për Rtv Ora se qeveria në mungesë të mbikqyrjes institucionale dhe pa një opozitë përballë e ka lëshuar dorën në keqpërdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit.
Kadia: Çdo qeveri që nuk ka asnjë mbikqyrje apo opozitë në krah e ka të lehtë të përdorë buxhetin shtetëror si pronë private. Kur nuk ka vëmendje publike dhe asnjë institucion tjetër që ta mbikqyrë përpos KLSH, bashkitë apo ministritë këto tre vite kanë liruar dorën për të abuzuar me fondet e taksapaguesve. 1/3 e fondeve që janë vetëm me një konkurrent të paracaktuar vërteton faktin se qeveria e sheh buxhetin e shtetit si buxhet personal të partisë së vet apo njerëzit e saj. Kjo është shqetësuese për ekonominë shqiptare, mirëqeverisjen dhe është shqetësuese për pasojat sociale dhe ekonomike në vend. Është kohë reflekltimi për mënyrën sesi menaxhohen tenderat shqiptarë. Qeveria e ka lëshuar dorën dhe është bërë krejtësisht e njëanshme në menaxhimin e parave publike.
Në raport, KLSH e vë theksin te prokurimet publike me vetëm 1 kandidat, që përllogariten të jenë 33% e totalit të kryera në vitin 2018.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kadia-qeveria-e-ka-leshuar-doren-e-sheh-buxhetin-e-shtetit-si-te-partise-se-vet
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp