Wake Up/ Sa të sigurt jemi për atë që hamë. Zinxhiri nga ferma në tavolinë, sa na garanton

Top Channel Albania 2020-06-10

Views 0

7 Qershori ishte Dita Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore. Por si është gjendja sot në Shqipëri kur flasim për sigurinë ushqimore, çfarë është bërë konkretisht për të garantuar konsumatorët për produktet që blejnë? Ermira Gjeçi, zv/Ministre e Bujqësisë siguroi shqiptarët që përsa i përket sigurisë ushqimore jemi në standardet që kërkohen, pavarësisht se industritë e prodhimeve me origjinë shtazore nuk kanë të drejtën të eksportojnë as një gram mish në Europë. Ne nuk eksportojmë dot asnjë litër qumësht, asnjë kg djathë, asnjë kg sallam. Për fat të keq kjo u ndodh edhe kompanive që kanë certifikime ndërkombëtare, nga certifikues ndërkombëtarë. Sepse sistemi ynë i inspektimit, konsiderohet jo i besueshëm për vendet evorpiane.
Siguri ushqimore do të thotë të ruash, të përgatisësh e ta shërbesh ushqimin në mënyrën e duhur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë 1 në 10 persona sëmuret pikërisht nga ushqimi i kontaminuar. Ushqimi i pasigurtë mund të shkaktojë rreth 200 sëmundje që nisin nga problemet me tretjen deri te ato kancerogjenet. Bakteret që mund të formohen tek ushqimi janë të panumërta, prandaj edhe rreziku që vjen nga to është i madh. 600 milionë persona çdo vit preken nga këto sëmundje, ndërsa 420.000 mijë prej tyre humbin jetën. Fëmijët janë më të prekurit nga ky problem. Çdo vit 40% e të prekurve nga bakteret e ushqimeve janë fëmijë nën moshën 5 vjeç. Sëmundjet më të përhapura te njeriu shkaktohen nga baktere, viruse, parazitë apo kimikate që ndodhen në ushqim.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form