Pas hetimeve që kanë zgjatur një vit është vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emër të dy shtetasve të huaj. Ps vendimit të gjykatës, Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar ?Asetet?, për identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Sekuestroja preventive është vendosur ndaj pasurive të 2 shtetasve të huaj, të dy me rekorde të theksuara kriminale, pasuri që kapin vlerën 2.1 milionë euro.
Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në funksion të procedimit penal të regjistruar për veprën penale ?Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale?, pas provave të grumbulluara gjatë një viti hetimi, finalizoi operacionin policor të koduar ?Asetet?.
Pasuritë ishin në pronësi të shtetasve me inicialet H. L. dhe R.S, I pari I lindur në Kosovë dhe I dyti në Poloni, që të dy banues në Zvicër. Ndërsa një tjetër person është nën hetim nga shteti zciceran për ?Pastrim parash?. Ky shtetas është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata veprat penale ?Zhvatje me dashje?, ?Sulm?, ?Shtrëngim për dhënie pasurie?,?Shkelje e ligjit për armët?, të ndodhura në kohë të ndryshme.
Në emër të personave të sipërpërmendur ishin 3 apartamente në Rrugën e Kavajës, Tiranë; Njësi tregtare e ndodhur në Rrugën e Kavajës, Tiranë; Sipërfaqe toke, afërsisht 5.500 m2, në Radhimë, Vlorë; Asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave; Llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë, në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane dhe 6 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit.
Vijon puna për të zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të cilat mund t?i kenë në emër të personave të tjerë apo të bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Sekuestro#TopChannel