Një orë takim me Ruçin për 3 kushtet e 'Zgjedhores', opozita parlamentare braktis komisionet

Report TV 2020-06-10

Views 0

Opozita do të braktisë komisionet parlamentare deri sa të zhvillojë një takim me të gjithë aktorët që janë pjesë e reformës zgjedhore dhe kërkesat e tyre të merren parasysh.

Në takimin me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka zgjatur 1 orë, nuk është arritur asnjë dakordësi për tre kushtet që opozita parlamentare kërkon listat e hapura, depolitizimin e administratës dhe votën e emigrantëve.Kryetari i grupit parlamentar, Myslim Murrizi bëri të ditur se kanë braktisur konferencën e kryetarëve, ndërsa u shpreh se tani diskutimet për reformën zgjedhore do të bëhen në komisionin e reformës, pasi këshilli politik ka mbaruar së funksionuari.

Në zbardhjen që Kuvendi i bërë takimit, thuhet se Kuvendi i Shqipërisë do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore.

"Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, vlerësoi produktivitetin dhe kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si reforma në drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë etj. dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen e reformës, duhet dhe do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e reformës zgjedhore", thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në letrën që dy ditë më parë tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Myslim Murrizi, Nimet Musai dhe Edmond Stojku i drejtuan kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi, kërkuan që të binin dakord pasi në të kundërt nuk do ta votonin reformën zgjedhore, për të cilën PS-PD-LSI arriten një marrëveshje.

Share This Video


Download

  
Report form