Një ndër figurat më të shquara të jurisprudencës shqiptare, Luan Omari, u vlerësua nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën ?Gjergj Kastriot Skënderbeu?.
?Profesor Luan Omari me kontributet e tij të jashtëzakonshme për rreth shtatë dekada, profesionale edhe morale, meriton sot mirënjohjen e shoqërisë edhe të shtetit tonë?, shprehet presidenti Ilir Meta, ndër të tjera.
Edhe për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, kjo ditë do të ruhet gjatë në kujtesën e kujtdo, që ka bashkëpunuar më Omarin. Gjatë ceremonisë që u zhvillua në ambientet e jashtme të ASH-së, Gjinushi u shpreh se:
?Ne jemi këtu së bashku që ta urojmë përzemërsisht: Për shumë mot gëzuar, profesor Luanin. Jemi krenarë dhe me fat, që ee kemi pasur e të kemi pandërprerë në radhët tona, që prej ditëve të para të jetës së këtij institucioni. Ju jeni e do të jeni gjithnjë krenaria e kësaj bote të kërkimit dhe dijes, e Akademisë së Shkencave, e tërë mjedisit akademik e universitar?, tha Gjinushi.
Vlerësimi për nder të kësaj figure, që është edhe themelues i dy institucioneve të rëndësishme shqiptare, Akademisë së Shkencave edhe Universitetit të Tiranës, i bëhet në datëlindjen e 95-të me motivacionin: ?Në vlerësim të kontributit të tij të spikatur në historinë e mendimit juridik, kushtetues dhe pedagogjik të vendit, për meritat e shquara si bashkëthemelues i Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Shkencave?.