#tvora #rtvoranews
Pas gati dy orë të mbyllur në Kryesinë e Kuvendit me tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës dhe deputetes Rudina Hajdari, një ofshamë e kryeministrit Rama i tha të gjitha.
Por Kryeministri nuk e la me kaq, e tha shqeto se nuk ka dakordësi, madje konfirmoi atë çfarë Murrizi tha më herët, se në tryezë u përball me akuza nga pala tjetër për trafikim votash.
Edi Rama: Natyrisht që jo, unë i mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës parlamentare, ndjehen të përjashtuar, ndjehen të fyer për faktin që pasi janë denigruar dhe fyer në mënyrë sistematike nga ata që i kanë sjellë në parlament me firmat e tyre gjenden para nevojës për të respektuar një marrëveshje që e konsiderojnë absolutisht të padenjë dhe mbi të gjitha detyruese nga jashtë parlamentit për parlamentin. E rëndësishme është që të vazhdojmë të diskutojmë. Më vjen keq që dëgjova në tryezë akuza për tentativa për blerje apo influenca jo korrekte për deputetët, akuzat ishin në bllok për ata që janë jashtë por edhe në adresën tonë. I sigurova që ne nuk do të shkojmë në rrugën e një zgjidhje ku thjesht dhe vetëm do të kërkojmë aritmetikën por do të shkojmë në rrugën e një diskutimi për të krijuar kushtet e një dakortësie.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/opozita-parlamentare-takim-sot-ne-oren-1900-me-ramen-dhe-rucin-ne-kuvend
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv