Ilire Vinca, aktorja e spikatur për rolet e saj në filma e në teatër, pak ditë më parë është ftuar që të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit. Ky është një vlerësim që vjen si rezultat i karrierës së saj disa vje?are jo vetëm në aktrim por edhe si pedagoge në Universitetin e Prishtinës. Ilire është anëtarja e 16-të nga Kosova që bëhet pjesë e kësaj akademie. Ajo u bë e njohur edhe si aktorja e parë që mori pjesë në Berlinale me filmin ?Falja e Gjakut? në 2011, pastaj për herë të dytë edhe me filmin ?Burrneshat?. Po ashtu ajo ka luajtur edhe tek filmi ?Zana, ?Pranverë e paharruar në fshatin e harruar?, ?Gardhi? apo ?Martesa?. Po ashtu ajo ishte e angazhuar në shfaqjen e suksesshme ?Natën ma? nën regjinë e Ema Andreas në Teatrin e Metropolit në Tiranë. Ilire numëron rreth 25 vjet karrierë me mbi 35 role në kinematografi e teatër. Ilire ka lindur në Strugë dhe për arsye politike u vendos në Kosovë së bashku me familjen ku studioi për mjekësi (dëshira e prindërve) dhe për aktrim. Ajo e la mjekësinë për këtë të fundit që është pasioni i saj më i madh.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel