'Për 10 ditë jam jashtë! Anëtari i grupit Avdylaj mban premtimin që u dha gardianëve, lirohet

Report TV 2020-06-11

Views 4

TIRANE-Saimir Gjepali mban fjalën e dhënë gardianëve të burgut 313-të duke dalë nga qelia. Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia Gjepalin, që u arrestua në vitin 2018, si pjesë e grupit Avdyli të Shijakut, të akuzuar për laboratorin e heroinës në Has.

Gjyqtari Vladimir Skënderi  ka pranuar kërkesën e Gjepalit duke e nxjerrë në detyrim paraqitje. Prokuror i dosjes ishte Drini Pali. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura në gjykatën e Durrësit dy ditë më parë. Gjepali së bashku me Hekuran Hoxhën, të njohur ndryshe si "Roni i Shijakut" së bashku biznesmenin Admir Hoxha ( i shpallur në kërkim) akuzohen për ngritjen e laboratorit të heroinës në Has.

Por për cfarë u akuzua tjetër Saimir Gjepali?
Në 16 qershor 2018 nga policia e Durrësit u ushtrua kontroll tek banesa e Saimir Gjepalit, njërit prej të pandehurve të dosjes 339 në Shijak, ku u gjetën dhe sekuestruan 149 gram kokainë, një peshore elektronike, dy armë automatike, një armë pistoletë, një armë gjahu, një pistoletë sportive, një sasi municioni dhe një automjet i blinduar.

Nga përgjimi i bisedave që Saimir Gjepali bëri me familjarët e tij, rezultoi se i udhëzoi që të hidhnin lëndën narkotike dhe pistoletën që i mbante në banesën e tij, duke iu thënë që të mos e hapnin derën e dhomës, ku ndodheshin këto sende. Më tej Gjepali porosiste gruan e tij se nuk duhet të hapte derën e barakes pasi aty kishte dy automatikë kallashnikov. Për më tepër, Gjepali e porosiste që dy kallashnikovët t'i hidhte tek pulat. Për të gjitha këto akuza ai mbahej në paraburgim te 313-ta.

Share This Video


Download

  
Report form