http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Padia lidhet me transferimin e pronës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.Kryeministri Rama, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Lleshaj akuzohen për shpërdorim detyre.Regjisori Edmond Budina është shprehur se ata nuk do të heshtin kundrejt atyre që kanë kryer këtë krim të rëndë.Pak ditë më parë, aleanca paditi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorin e policisë, Ardi Veliu dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.Ndërsa në Prokurorinë e Tiranë janë kallëzuar edhe tre inxhinierë të institutit të ndertimit, të cilët e kishin cilësuar godinën të pariparueshme.