#tvora #rtvoranews
Emisioni "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj u ndal sonte te lobi i ndërtimit dhe lidhjet e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Myftaraj: Opozita PD-LSI jeton me triumfin e 8 qershorit që e quan fitore të saj dhe është përqëndruar te Edi Rama duke e parë atë si një rrezik të mundshëm që mundet të vjedhë zgjedhjet dhe të ndalojë ardhjen e opozitës në pushtet në 2021. Por duket se opozita i bën llogaritë gabim dhe nuk shikon një faktor të tretë brenda të majtës në pushtet, brenda PS, një faktor i tretë në politikë dhe faktor i dytë brenda të majtës në pushtet.
Ky faktor i dytë brenda PS, është Erion Veliaj i cili ka shumë më tepër fuqi se kur Rama ishte kryetar bashkie dhe PS ishte në pushtet. Nuk bëhej fjalë që Edi Rama të kishte dhënë kaq shumë leje ndërtimi për pallate me kaq shumë kate si Erion Veliaj, apo që Rama të kishte një buxhet kaq të madh, nuk e shikonte as në ëndërr. Lobi i ndërtimit dhe paratë që qëndrojnë pas saj të të gjitha ngjyrave duan të kanalizohen atje por që bien erë të keqe. Ky lob e kuptoi që me Erion Veliaj gjeti njeriun e vet.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ju-flet-moska-opozita-pd-lsi-forca-e-trete-pas-erion-veliajt
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv