Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Personazhet që shihni nuk janë shkëputur nga filmi me Borëbardhën, ata janë shtetas shqiptarë. Katër xhuxha dhe dy fëmijët e tyre jetojnë në Papër 20 km larg Elbasanit, Ata kanë një hall të madh, në vitin 1992 u pajisën me pronësi me 1.7 dynym tokë, një sipërfaqe simbolike por që për xhuxhat është shumë.
Tani ju thonë se nuk e kanë në pronësi këtë tokë, por në përdorim. Që ta zgjidhin këtë problem duhet tju drejtohen organeve të drejtësisë, por xhuxhët nuk kanë para. Meqënëse në sipërfaqen e tyre do të kaloj autostrada ata do të mbeten pa pronë. Duke e ndjerë rrezikun fatkeqët kanë ditë që enden poshtë e lartë.
Odiseja e sorollatjeve të tyre shpresojmë të marrë fund, pasi ndodhur përballë kameras të Tv Klan, kryetari i Komunës ka premtuar:
Kryetari i Komunës Papër:- ?Shqetësimin e qytetarëve të Komunës Papër mbi pronësinë e tokës ne sqarojmë se i japim këtë zgjidhje. Mbi përdorimin e tokës që kanë përdorur qytetarët, do të kaloj menjëherë në bazë të anës ligjore në pronësi dhe problemi është i zgjithshëm?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/