Report TV - OFL i kërkon llogari për pasurinë dy pjesëtarëve të 'Bajrave' dhe 'Zotit të Drogës'

Report TV 2020-06-12

Views 1

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë katër emrave të tjerë të njohur të drejtësisë, njëri prej të cilëve rast i freskët. Saimir Gjepali është i pari, i cili sipas OFL-së është i dënuar për trafik droge në bashkëpunim. Ai akuzohet si pjesë e grupit të Avdylajve të Shijakut, pjesë e dosjes 339. Tre ditë më parë, gjykata e Durrësit i ndryshoi masën e sigurisë nga burg në detyrim paraqitje, pavarësisht edhe faktit se ishte pjesë e revoltës dhe kundërshtimit me dhunë të policisë në 21 maj, e cila gjeti në qeli një celular.

Erogen Brajoviç banues në Shkodër, për të cilin Gjykata e Lartë e Podgoricës, Mali i Zi, ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Krijim i organizatës kriminale?, ?Vrasja e mbetur në tentativë? dhe ?Mbatja pa leje e armëve dhe eksplozivëve?, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi. Erogen Brajoviç ka qenë pjesë e grupit të Safet Rustemit (Bajrit). Në vitin 2007-të ai është akuzuar për veprën penale të ?shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë?, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është ?rehabilituar? duke iu futur politikës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS