Këto ditë rikthimi në auditorë për pedagogët edhe studentët e masterit të Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve kanë qenë të veçanta. Ata janë duke, punuar për diplomën në ambientet e rikonstruktuara. Nga afër takojmë sopranon Eva Golemi, e cila na rrëfen këtë rikthim si pedagoge, ku së bashku me studentin e saj, Glerson Hoxha janë duke zhvilluar prova me këngën ?Non ti scordar di me?, të shkruar nga Ernesto de Curtis.