Njësia policore me emrin OFL ka firmosur edhe katër formularë të tjerë që u janë dërguar personave, ndaj të cilëve janë ngritur dyshime të forta se pasuria e tij ka ardhur nga aktivitet kriminal. Për justifikimin e saj, të skeduarit duhet të plotësojnë formularin dh eta dorëzojnë brenda 48 orëve. E gjithë kjo në zbatim të aktit normative të datës 31 janar 2020, të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.
Operacioni ?Forca e Ligjit? u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Erogen Brajoviq, për të cilin Gjykata e Lartë e Podgoricës në Malin e Zi, ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Krijim i organizatës kriminale?, ?Vrasja e mbetur në tentativë? dhe ?Mbatja pa leje e armëve dhe eksplozivëve?, parashikuar nga Kodi Penal i Malit të Zi;
Denis Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal?;
Saimir Gjepali, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ?Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim?;
Alket Hatija, banues në Durrës, i dënuar nga Gjyakata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale ?Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim?.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#SPAK#TopChannel