Pas Kongresit, PS mbledh Asamblenë Kombëtare, Pëllumbi: Online ose në sallë të madhe

Ora News Emisione 2020-06-12

Views 0

#tvora #rtvoranews
Pasi PS mblodhi Kongresin në fund të muajit shkurt të këtij viti, ajo pritet që të mbledhë dhe Asamblenë Kombëtare.

Këtë e bëri të ditur Sekretari Organizativ i PS-së, Arben Pëllumbi në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini.

Ai thotë se partia është ende në proces përgatitor dhe me shumë mundësi do të mblidhet në fillim të muajit korrik.

Pëllumbi: Ne në datën 29 shkurt kemi pasur ditën më të rëndësishme të Kongresit. Më 9 mars ne u futëm në situatën e pandemisë dhe nuk patëm mundësinë për tu futur në procesin e ristrukturimit dhe zgjedhjeve të brendshme në parti. Ne do të mbledhim asamblenë e përgjithshme për të cilën jemi duke u përgatitur qoftë në variantin online ose do të shkojmë në një sallë të madhe dhe të respektojnë distancën sociale. Duhet të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm mbi këto protokolle sigurie anticovid. Ne si forcë politike po shohim për të mbledhur Asamblenë tonë Kombëtare që besoj se do ta kryejmë në fillim të korrikut për të vazhduar në dy struktura shumë të rëndësishme. Kryesia e PS dhe Sekretariati i saj.

Me rastin e 29 vjetorit të themelimit të kësaj partie, socialistët nuk organizuan takime ashtu siç kanë bërë në vitet e mëparshme.


Pëllumbi thotë se janë shkëmbyer vetëm urime dhe mesazhe mes figurave të njohura që kanë dhënë një kontribut në PS.


Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/pas-kongresit-ps-mbledh-asamblene-kombetare-pellumbi-online-ose-ne-salle-te-madhe


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form