Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Fondacioni publik gjerman ?Fridrih Ebert? dhe Partia Socialiste kanë organizuar sot seminarin me temë ?Përmirësimi funksional dhe stabilizimi i sistemit politik përmes institucioneve?. Në këtë takim ku ishin të ftuar pjesmarrës nga shoqëria civile, kryeministri Meta ka folur për raportet e shtetit me individin dhe opozitën. Kryetari i PS Fatos Nano e ka konsideruar seminarin si proces reformimi të PS. Ai ka kostatuar se Aleanca për Shtetin ka ndërtuar shtet ndërsa nuk ka humbur pushtetin.
Fatos Nano, Kreytar i PS:- ?Në mënyrë figurative llogaria për kazanin i kërkohet çdo ditë kryeministrit dhe përfqësuesve të vullnetit shtetëror në ekranët e televizorëve madje dhe askush nuk kujtohet se për këtë shërbim, për shërbimin e kazanëve taksat i janë paguar bashkisë?.
Nano ka nënvizuar se PS është një parti e cila nga teoritë e Kongresit të ?96, kaloi në debate të hapura reformimi në Kongresin e Tetorit të vitit të kaluar.
Fatos Nano, Kreytar i PS:- ?Jam i bindur që edhe kryeministrit Meta sot i duhet të ballafaqohet personalisht madje me opinione dhe njerëz, qysh nga taksapaguesi më i ndershëm deri tek më hileqari që kërkon llogari në emër të votës?.
Kryetari Nano duke u shprehur se hapja me shoqërinë civile është e domosdoshme ka vërejtur se dhe shoqëria civile duhet të strukturohet në partneritet me shtetin. Në këtë kontekst Ministri i Kulturës Edi Rama vërejti se shoqëria civile para tre vitesh arriti të instrumentalizoj vetëmbrojtjen, ndërsa tani tha Rama ajo është e aftë të jetoj e zhvillohet./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/