Familja Krasniqi nga Baldushku, banesa e së cilës u shkatërrua nga tërmeti i shtatorit të shkuar është bërë me shtëpi të re. Me ndihmën e AMF-së dhe biznesit, Bashkia e Tiranës mundësoi rindërtimin nga e para të shtëpisë së familjes Krasniqi. Çelësat e banesës së re ia dorëzoi zonjës së shtëpisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.