#tvora #rtvoranews
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me operator turistik dhe biznese në Vlorë. Ata ankohen për rënje të konsumit ndërsa Turizmi po shkon drejt drejt falimentimit pas pandemisë. Sipas tyre mungesa e një pakete ndihme nga qeveria, po i çon drejt mbylljes.
Kryetari i Opozitës Lulzim Basha u takua me dhjetëra biznese në Vlorë, të cilët ankohen për mungesë të ardhurash ndërsa thonë se jan prag falimentimi.
Sipas tyre dyqanet bosh, hotelet bosh, lokalet bosh janë treguesi i një krize të rëndë, që po përkthehet në largimin e njerëzve nga puna, veçanërisht në sektorin e turizmit.
Bizneset ankohen se konsumi ka rënë në mënyrë drastike.
Gjatë qëndrimit në Vlorë, kreu i opozitës u takua me disa operatorë turistikë, të cilët treguan gjendjen e rëndë të turizmit dhe papunësinë në rritje, për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria dhe keqmenaxhimit të situatës së pandemisë.
Kreu i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga anulimet e të gjitha rezervimeve.
Basha tha se kjo duhej bërë shpejt dhe se nuk është çështje dëshire apo lëmoshe e qeverisë, por e detyrimit ligjor të emergjencës civile.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/basha-takim-ne-vlore-situate-e-rende-ekonomike-qytetaret-shkembejne-orendi-shtepiake-buken-e-gojes
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv