http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një sasi e konsiderueshme eurosh të padeklaruara janë zbuluar në një automjet tip Ford në portin e Durresit. Makina ka zbritur nga trageti që kryente linjën Bari-Durres dhe pas kontrollit janë zbuluar të fshehura më shumë se 1 deri në 2 milion euro. Në fakt ende nuk ka një shumë të saktë sepse procesi i numërimit të parave të gjetura në makinë ka vijuar edhe pasditen e kësaj të shtune. Paratë e fshehura në pjesën e brendshme të automjetit janë zbuluar nga doganierët e portit dhe menjëherë janë njoftuar efektivët e policise për ngjarjen. Policia në bashkëpunim me degën e doganës kanë bërë sekuestrimin e automjetit dhe parave, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.