Drejtpërdrejt nga punishtja e prodhimit të bicikletave, ju do të ndiqni provën ose kolaudimin e bicikletës së parë shqiptare Iliria, një biçikletë e ndërtuar në mënyrë artizanale, e thjeshtë dhe me kosto të lirë financiare. Prodhimi i bicikletës kërkon domosdoshmërisht edhe kooperimin me artizanë dhe mekanizatorë të talentuar, që do të prodhojnë pjesë dhe detale të rëndësishme të biçikletës.