http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maturantët janë mbledhur sërish këtë të diel para Ministrisë së Arsimit, të cilët kërkojnë rivlerësim të tezës së provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, duke hyrë kështu në ditën e tretë të protestës.Ata kanë kanë bllokuar rrugën dhe shprehen të bindur se do t?i shkojnë deri në fund protestës së tyre, ndërsa kanë përalajmëruar se do të bojkotojnë provimet e tjera të Maturës Shtetërore nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.Ndërkohë, sot ka reaguar edhe Komiteti i Maturës Shtetërore, ku ka deklaruar se është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre.