Qyteti bregdetar i Durrësit në një kohë që duhet të jetë në pritje të turistëve, është ende në pritje të rindërtimit të ndërtesave të shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Pamja në shumë lagje të këtij qyteti të ofrohet e njejtë si 6 muaj më parë.
Madje dhe ankthi i qytetarëve është shtuar për shkak se gjatë kësaj jave ka pasur disa lëkundje sizmike të cilat i kanë frikësuar shumë.
Disa pallate janë dënuar të shemben. Deri tani Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar shembjen e 100 objekteve. Por ka shumë qytetarë që edhe pse jemi në mesin e muajit Qershor, ende nuk e dinë fatin e banesave të tyre, nëse do riparohen apo do të shemben. Sipas tyre, nuk ka asnjë afat zyrat se kur mund të nisi puna për ndërtimin e pallateve të tyre.
Ndërkohë që ka shumë banorë të tjerë që kanë paqartësi me aktet e kontrollit. Sikurse janë banorët e këtij pallti në lagjen 18, pasi në vlerësimin e parë pallati u ka dalë dalë DS4, ndërsa në një vlerësim tjetër DS3.
Dëmtimet më të mëdha në këtë objekt i cili është ndërtuar para viteve `90 me forca vullnetare, është në katet e para. Por normalisht sipas banorëve kjo prek sigurinë e gjithë pallatit.
Një pjesë e banorëve në katet më sipër i kanë rregulluar vetë muret e dëmtuara, po i bëjnë apel shtetit që të shikojë me përparësi qëndrueshmërinë e objektit pasi kanë frikë se një goditje tjetër mund të jetë fatale për ta dhe familjet e tyre.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/