Autoritetet kanë vënë në pranga 6 persona, të cilët kanë tentuar të vjedhin me dhunë dhe nën kërcënimin e armës një banesë.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë: S. Q., 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, P. S., 23 vjeç, A. K., 28 vjeç, E. H., 25 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Ndërkohë, 28-vjeçari me inicialet F.A dyshohet edhe autori i ngjarjes së ndodhur katër ditë më parë tek ?Petro Nini?, ku iu vendos tritol një lokali.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit dhe veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, dy automjete, një sasi municioni luftarak dhe 5 telefona celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, pas njoftimit të marrë se në rrugën ?Frederik Shiroka?, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit E. M, por nuk kanë mundur, pasi janë diktuar nga të zotët e banesës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e strukturave për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni ?Mozaiku?, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, për shtetasit:
? S. Q., 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, P. S., 23 vjeç, A. K., 28 vjeç, E. H., 25 vjeç, K. M., 33 vjeç dhe A. K., 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar ?Eksplozivi?, si autor i dyshuar për veprën penale ?Shkatërrim i pronës me eksploziv?, ngjarje e ndodhur më datë 11.06.2020, në rrugën ?Dëshmorët e 4 Shkurtit? Tiranë, është bashkautor edhe në këtë ngjarje.
Gjate veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:
Një armë zjarri pistoletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, një sasi municioni luftarak, dy automjete dhe 5 telefona celularë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit S. Q. dhe E. H., në bashkëpunim me shtetasin E. K. (i arrestuar më parë), janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona.
Materialet do t?i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Vjedhja me armë? e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe ?Armëmbajtja pa leje?.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjer...