Jepet provimi i Matematikës, pyetjet ishin brenda programit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-06-15

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 32 mijë maturantë në gjithë vendin, iu nënshtruan këtë të hënë provimit të tretë të maturës, në lëndën e Matematikës.Testi zgjati 2 orë e gjysmë, 30 minuta më shumë se provimi i Letërsisë dhe ai i gjuhës së huaj.Nxënësit e zhvilluan provimin me të njëjtin protokoll sigurie, si në provimet e mëparshme, të pajisur me maska dhe doreza, dhe jo më shumë se 15 veta për klasë.Në krahasim me provimin e Gjuhë-Letërsisë dhe ankesave të maturantëve në lidhje me përmbajtjen e tij, ata thanë se testi i Matematikës kishte vetëm pyetje brenda programit. Një pjesë e nxënësve në kryeqytet e konsideroi testin të vështirë.Ndërsa shtimi i kohës me 30 minuta ishte favorizues, disa maturantë thanë se alternativat në një lëndë si matematika kërkojnë kohë.Por menjëherë pas përfundimit të provimit, disa gjimnazistë u organizuan në protestë ashtu sikurse kishin paralajmëruar. Në ditën e katërt të tubimit të tyre para Ministrisë së Arsimit, maturantët ishin më të paktë në numër.Ata përsëritën të njëjtat thirrje dhe ankesa për provimin e Letërsisë, duke thënë se protestat do të vazhdojnë nëse nuk marrin përgjigjet e kërkuara nga autoritetet.Ndërkohë edhe në qytete të tjera si Durrësi, Fieri, Vlora, Berati etj, maturantët testuan njohuritë e tyre në Matematikë, duke respektuar masat e sigurise.

Share This Video


Download

  
Report form