#tvora #rtvoranews
Breshëri plumbash janë shtënë në drejt të një kompleksi në zonën e Yrshekut në kryeqytet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale, ndërsa hetuesit janë duke hetuar në dy pista. Pronari i kompleksit është shprehur se biznesi i tij nuk ka qenë objektiv dhe autorët ka mundësi të kenë ngatërruar shënjestrën.
Pak minuta pas mesnatës së të dielës, persona të paidentifikuar ende kanë shtënë me armë në drejtim të kompleksit "Eiffel" në zonën e quajtur Yrshek të kryeqytetit.
Nga të shtënat me armë ka vetëm dëme materiale ndërsa policia po heton për zbulimin e autorëve.
Kompleksi rezulton në pronësi të Enver Çaushit, i cili në deklarimet paraprake para oficerëve të policisë është shprehur se nuk ka konflikte dhe mund të kenë ngatërruar objektiv.
Kjo nisur dhe nga fakti që sipas Çaushit, atentatorët kanë qëlluar në lëvizje.
Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje po heton pistën e të shtënave për dhënien e ndonjë mesazhi ndaj pronarit të lokalit, por po hetohet dhe një konflikt i vjetër që daton në vitin 2012.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/kompleksi-ne-yrshek-sulmohet-me-arme-zjarri-gjate-mesnates-nuk-ka-te-lenduar
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv