Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së hënës investigimin për "blerjen e pafajësisë" në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pas transmetimit të investigimit më 29 tetor 2019, qytetari denoncoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda drejtuesin e akuzës së Gjirokastrës, Julian Çafka dhe kallëzuesin Et'hem Kërpaçin për gjobëvënie. Por, megjithëse u regjistrua procedimi penal, pasi kishte elementë të veprës penale në këtë kallëzim, për çudi dosja u transferua në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra, aktualisht, kjo e fundit, po heton drejtuesin e saj për gjobëvënie.
Nëpërmjet dokumenteve dhe bisedave në prokurori, Fiks Fare faktoi se kallëzimi i qytetarit Fiqiri Zhupa po "fle" në këtë organ akuze, pasi deri më tani, qytetari nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Më 29 tetor 2019, Fiks Fare dokumentoi se këtij qytetari iu kërkua pagesa e kësaj shume në këmbim të pafajësisë për dy fëmijët e tij, të akuzuar për mashtrim. Kallëzuesi, Et'hem Kërpaçi, në një bisedë me qytetarin i thotë këtij të fundit se "me 50 milionë lekë tërhiqet. Kam folur me Benin (ish-drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës) dhe me Julin (drejtuesin aktual të kësaj prokurorie. Janë dakord". Kallëzuesi i thotë se, edhe në këto momente, me këtë shumë pushohet çdo akuzë.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel