VMRO DPMNE është e gatshme që të shqyrtojë ndryshimin e ligjit të gjuhëve ku qartë të thuhet se gjuha shqipe gjithashtu do jetë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, duke hequr përshkrimin ?mbi 20 përqind?, siç është tani. Këtë deklaratë e bëri Stefan Andonovski, këshilltar i Mickovskit kreut të partisë në debatin gjatë Programit 200, që do të transmetohet sonte në ora 22.00. Ai gjithashtu tha se nuk është standard evropian që një etni të përshkruhet si shifër. Përfaqësuesi i LSDM në emision Andrej Zhernovski vlerësoi ndyshimin e qëndrimit të VMRO DPMNE-së në lidhje me gjuhën shqipe. Dy partitë ndërkohë thanë se do fitojnë në zgjedhjet e ardhëshme dhe se nuk kanë preferencë me cilën nga partitë shqiptare do të bëjnë koalicion nëse do të duhet, për krijimin e qeverisë së ardhëshme.