Protesta për testin e Gjuhës/Tërhiqet Ministria e Arsimit:Maturantëve s'do tu llogariten në vlerësim

Report TV 2020-06-16

Views 0

TIRANE-Ministria e Arsimit tërhiqet pas protestës së maturantëve duke pranuar që pyetjet e një niveli të lartë vështirësie në testin e Gjuhë Letërsisë nuk do të llogariten në vlerësim. Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) njofton se pas mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme me të interesuarit mbi pretendimet e maturantëve, vendosi që të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, "si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve" sqarohet në vendim.

Share This Video


Download

  
Report form