LEZHË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Tales në Lezhë.
Në mbështetje të IKMT është dhe Policia e Shtetit dhe strukturat e Bashkise Lezhë. Sipas burimeve, janë një numër i konsiderueshëm objektesh përgjatë brezit të rerës të cilat do të rrafshohen.
Pronarët e objekteve e kanë kundërshtuar vendimin, pasi sipas tyre nuk janë njoftuar fare për aksionin. Një çift bashkëshortes, të cilët kanë një pronësi një rulotë, shprehet se një gjë e tillë është absurde, pasi nuk kanë marrë një njoftim më parë e as nuk janë kërkuar fillimisht dokumentet, por kanë nisur shembjen.
"Hajde na njofto një herë, ka dokumente, nuk ka dokumente. Të më thonë, jo është e pezulluar, hiqe makinën, tani shkoj të paguaj taksat të heqin dhe këtë, ça më mbeti mua"
"Rulota punon kudo, në Shqipërinë tonë, na e hëngrën jetë, nuk na lanë të hamë një copë bukë, hëngshin veten o Zot, vetë i marrin me thasë, fukaranë e marrin e rrjepin", thonë burrë e grua.
Më herët IKMT-ja ka shembur 24 objekte pa leje në Velipojë, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet mes policisë dhe pronarëve të bizneseve. Shembja e këtyre objekteve gjatë sezonit veror ka sjellë një reagim të ashpër të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, por edhe të kryebashkiekut socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, sipas së cilës një vendim i tillë po dëmton turizmin e vendit.