Të eksportosh domate dhe luleshtrydhe me avion drejt Dubait për shkak të cilësisë.
Kjo është kontrata që një fermer nga Berati ka bërë së fundmi me sheikun, duke u shprehur se horizonte të reja po hapen drejt biznesit të tij. Resmi Hatij, në vitin 2010 braktisi Greqinë sëbashku më vëllezërit e tij, për të investuar në Shqipëri.
Ata hapën një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Rerëz të Beratit, duke iu ardhur kështu në ndihmë edhe fermerëve të zonës që kultivojnë prodhime bujqësore. Resmiu thotë se perimet e para që u eksportuan kishin si destinacion vendet e Ballkanit, ndërsa sot domatet e Beratit i konsumon një nga vendet më të pasura të botës.
?Para një muaji ne kemi arritur të eksportojmë në Dubai me avion nga Tirana. Kjo ka qenë ngarkesa më e veçantë?, thotë grosisti.
Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça, e pyeti se cfarë ka eksportuar konkretisht.
?Kam eksportuar domate dhe luleshtrydhe?.
Gazetarja e pyeti se si e mësoi ai për domatet shqiptare.
?Vëllai im i madh u lidh me të, pasi më eksportojmë edhe në Irak dhe Siri për sheikët që ndodhen atje?, rrëfen Resmiu.
Në vitin 2015 familja Hatija kërkonte të zgjeronte biznesin. Pasi dëgjoi thirrjen e Agjencisë së Zhvillimit Rural Bujqësor nga Skema Kombëtare Mbështetëse ai përfitoi 20 mln lekë të reja.
? Këto para ne i investuam për të rritur kapacitetin e duhur për përballimin e tregut, sepse me magazinën që kishim më parë nuk e furnizonim dot tregun?, tregon ai.
?A ishte e nevojshme që godinë e tillë të nderoheshe për këtë biznes?, pyet gazetarja.
??Po shumë. Nga 2015 e këtej si biznes kemi pas rritje me 70%? , thotë Resmiu.
Në 5 vitet e fundit fruta dhe perimet shqiptare pothuajse janë dërguar në të gjithë Evropën.
?Në eksportojmë 600-700 kamionë me fruta dhe perime. Afërsisht i bie 13 mijë ton?.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dubai#ResmiHatij#TopChannel