Top News - Në gjurmë të vrasësve!/ Atentati ndaj Billës, një i ndaluar

Top Channel Albania 2020-06-18

Views 0

Një person është ndaluar nga Policia, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, atentatit me silenciator që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, në një zonë dhe orë të populluar.
Për të bërë të mundur identifikimin e tij, Policia u bazua në të gjitha kamerat e sigurisë, të sekuestruara menjëherë pas krimit. Sipas burimeve policore, i ndaluari ka lidhje familjare me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli në vitin 2006.

Sipas grupit hetimor, personi i ndaluar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka pasur për detyrë ndjekjen e viktimës dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjet e tij.
Viktima Hekuran Billa ditën kur u ekzekutua ka qenë në Durrës dhe në mbrëmje ka shkuar të takojë motrën, që punonte shitëse në një dyqan te qendra Kristal në Tiranë.
Pas marrjes së dëshmive të disa personave, policia ka ushtruar kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Shkodër me qëllim kapjen e autorit të shpallur në kërkim Viktor Marku.
Gjithashtu, janë marrë edhe pamje filmike të disa bizneseve në autostradën Tiranë-Durrës për të parë nëse Billa është ndjekur nga të tjera makina, apo jo.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HekuranBilla#PrelMarku#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS