Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë për herë të parë para kuvendit për të prezantuar raportin mbi gjendjen e kriminalitetit në vend. Ai është shprehur ditën e sotme në foltoren e Kuvendit që është rritur numri i çështjeve që dërgohen në prokurori me 29.6% dhe se ka një ulje të kriminalitetit me 2% në krahasim me vitin e kaluar.
Sipas Çelës, në prokurori janë dërguar 84% e çështjeve që lidhen me dhunën në familje, por duhet të punohet më shumë në lidhje me parandalimin e saj. Kryeprokurori ka prekur edhe sistemin e drejtësisë, ku ka theksuar se ka nevojë të mbikëqyret, pasi ka tension e keqkuptime se si drejtuesit dhe prokurorët bashkëpunojnë mes tyre. Ai shton prokurorët duhet të monitorohen se sa të përgjegjshëm janë dhe se si ata i aplikojnë parimet ligjore.Gjatë marrjes së fjalës së Çelës është parë një skenë fyese kundrejt tij, ku në kuvend nga 122 deputetë janë vetëm 10 në sallë, gjë që tregon se ka interes minimal në lidhje me kriminalitetin në vend.