Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Vetëm 1 kilometër larg Elbasanit, buzë lumit Shkumbin, ndodhet pika kryesore e grumbullimit të plehrave. Si kudo edhe këtu mbeturinat nuk i nënshtrohen të paktën përpunimit fillestar të tyre. Në dimër era e plehrave kullon në Shkumbin dhe pisllëku arrin deri në Adriatik. Në verë rreziku është akoma më i madh. Sëmundjet mund të shpërthejnë në çdo moment sepse mbi plehra gjen njerëz që kërkojnë të mbijetojnë dhe kafshë të ndryshme.
Nga një herë plehrat vetëm depozitohen dhe ngjeshen, në më të shumtën e rasteve digjen. Në zyrën rajonale të mjedisit, pohojnë se ka një projekt për përpunimin e plehrave në Elbasan. Projekti do të zbatohet diku afër fabrikës së çimentos, por projekti ka mbetur në letër dhe nuk dihet se kur do të fillojë. Ndërkohë që vargmale me plehra rrezikojnë Elbasanin./tvklan.al
Gazetar ? Fatos Salliu
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/