#tvora #rtvoranews
Ka mbërritur në SPAK deputeti Halit Valteri, pasi u thirr nga ky institucion në lidhje me publikim e videos në Kuvend që, sipas Valterit ja lidhje me autorët që i bën atentat prokurorit Arjan Ndoja.
Pritet që ditën e sotme (19 qershor) deputeti Valteri të japë sqarime se cfarë dijenie ka në lidhje me ngjarjen.
Gjithçka mori shkas nga seanca plenare, ku Halit Valteri nga foltorja e Kuvendit publikoi një video në të cilën pretendonte se shihen autorët e atentatit.
Duke treguar pamje nga kamerat e sigurisë, Valteri tha se kanë qenë dy autorë në sulm, njëri me kapele dhe tjetri pa kapele.
"A keni dërguar policët që të sekuestrojnë kamerat e sigurisë, unë e kam bërë. Kam shkuar në vendin e ngjarjes dhe kam sekuestruar kamerat që shihen autorët e krimin, njëri është me kapele e tjetri është pa kapele".
Deklaratat Valteri i bëri në interpelancën e thirrur me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku i kërkoi atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Ndoja.
Në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/publikoi-videon-e-atentatoreve-te-prokurorit-ndoja-deputeti-valteri-mberrin-ne-spak-sqarime
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv