Ambasadori Shtudman konference perpara gazetareve (16 Qershor 2000)

RTV KLAN 2020-06-19

Views 0

Drejtori i zyrës së OSBE-së për institucionet demokratike dhe për të drejtat e njeriut, Ambasadori Shtudman, pasi ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të shtetit shqiptar dhe me krerë të partive politike, është vendosur përballë gazetarëve. Vizita ime në Shqipëri tha ai ka qëllim të dyfishtë, së pari janë zgjedhjet lokale dhe më pas trafiqet ilegale.
Zgjedhjet lokale dhe ata parlametare janë një provë e rëndësishme vijoi ai, ndërkaq shtoi se rezultati i tyre nuk është i rëndësishëm. Për Komunitetin Ndërkombëtar rëndësi ka procesi zgjedhor. Sipas Shtudman, zgjedhjet pas vitit 1997 kanë reflektuar vullnetin popullit, por kjo duhet përmirësuar.
Për këtë arsye Shtudman theksoi se institucioni që ai përfaqëson do të vendosë në Shqipëri një mision permanent për të monitoruar fushatën e zgjedhjeve. Natyrisht që ky mision do të përgatisë dhe një raport në përfundim të këtyre zgjedhjeve. Lidhur me trafiqet ilegale Shtudman tha se Shqipëria është një vend tranzit i tyre dhe nënvizoi se trafiqet janë problem dhe për vendet pritëse të Bashkimit Europian.
Për parandalimin e tyre Ambasadori Shtudman tha se në kuadrin e Paktit të Stabilitetit do të krijohet dhe një task forcë, ndërkaq pohoi se do të ishte një shenjë e mirë që qeveria shqiptare të emëronte një koordinator i cili do të realizonte lidhjet me strukturat e vendeve pritëse të trafiqeve për parandalimin e tyre.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form