#tvora #rtvoranews
Emisioni ''Ju Flet Moska'' në ''RTV Ora'' trajtoi këtë të premte (19 qershor) deklaratën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, i cili ishte thënë se djemtë shqiptarë ishin zdromsa.
Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftraraj thotë se Veliaj përpiqet të bëjë lajm edhe aty ku ku nuk ka lajm.
Kastriot Myftaraj: ''Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës ka një etje të pafund për publicitet, për të bërë lajm aty ku nuk ka fare lajm. Meqënëse ka fituar një përvojë shumë të madhe në këtë fushë, ai di ta provokojë krijimin e lajmit për të, në çdo moment. Kështu ka ndodhur kur gjatë intervistës me një gazetare, ai ka lëshuar si pa dashje një fjali, çunat shqiptarë janë zdromsa. Kur shikoni zotin Veliaj në ato teatralitetet e tij për të bërë lajm, përdor për këtë që nga shprehjet e fytyrës deri te veprimet e tjera. Kërkon patjetër në çdo moment të jetë lajm. Kjo fjalë zdromsa qarkullon në mënyrë të rrufeshme në rrjetet sociale. Sot u tha për një incident ku është sulmuar zoti Veliaj nga këngëtari i njohur Stresi ku e ka ndëshkuar me disa shpulla për këtë që ka thënë për djemtë shqiptarë. Pak më vonë u tërhoq lajmi. Ai që e kishte vënë Bledi Mane, e ka hequr nga llogaritë e veta shoqërore. Çështja kryesore mbetet, zoti Veliaj kërkon të bëjë lajm me gjithçka edhe aty ku nuk ka lajm.''
Për më tepër ndiqni videon e emisionit të plotë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ju-flet-moska-dy-lalet-historike-te-shtetit-shqiptar-lale-krosi-dhe-lali-eri
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv