#tvora #rtvoranews
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që çmimi i energjisë i cili do blihet nga OSHE-ja heceve private do të jetë me një çmim më të ulet me 12% krahasuar me vitin e shkuar, teksa pritshmëritë e binzeseve ka qenë për çmime të tjera.
E ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, përfaqësuesja e Shoqatës Shiptare të Energjisë Anita Shushku, tha se ERE po ndryshon rregullat në mes të lojës.
Sipas saj, do të ulen investimet në sektorin e energjisë dhe asnjë investitor i huaj nuk mund të vijë në Shqipëri kur rregullat ose standardet ndryshohen papritur.
Anita Shushku: ''Fakti që ulja e çmimit nuk është vijuar me uljen e çmimit për konsumatorët, tregon që kjo penalizon vetëm prodhimin vendas. Duke patur parasysh vlerën e shtuar që i jep prodhimi vendas energjisë, për çdo vend të botës rritja e kapaciteteve prodhuese të eneergjisë është një strategji për vendin, aq më tepër për energjitë e rinovueshme. Ne mendojmë që do të ketë përsëri një tkurrje ashtu siç pati një tkurrje në vitin 2013-2014, kur u ul menjëherë me 20% çmimi i energjisë, në 2015 të jemi të saktë, nga 9.3 në 7.6.''
''Po të shikoni të dhënat për investimet, u ulën menjëherë investimet në këtë sektor. Megjithatë tani nuk është vetëm momenti që po ulen investimet për këtë sektor. Por po penalizohen ata që kanë investuar, kanë rriskuar dhe po u ndryshohen rregullat në mes të lojës. Mendoj që këta nuk janë hapa që ndërmerren nga një shtet ligjor. Asnjë investitor nuk mund të vijë në Shqipëri kur ti i ndryshon rregullat e lojës ose standardet papritur.''
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shushku-po-ndryshohen-rregullat-ne-mes-te-lojes-investimet-ne-sektorin-e-energjise-do-te-ulen
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp