Lleshaj: Do të shtojmë 500 efektivë të rinj në radhët e policisë, ligj të ri për policitë bashkiake

Report TV 2020-06-20

Views 0

TIRANE-Policia e Shtetit do të shtohet me 500 efektivë të rinj, ndërsa shumë shpejt pritet që të miratohet edhe një ligj i ri, që parashikon zgjerimin e kompetencave për policitë bashkiake.

Lajmin e dha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi paraditen e sotme në Sarandë me kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Himarë, Finiq e Konispol dhe deputetët e qarkut Vlorë, përfaqësues e drejtues vendorë, Prefektin, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, për të diskutuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik, masat për mbrojtjen e mjedisit dhe kundër ndërtimeve pa leje, luftën antikanabis dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.

Share This Video


Download

  
Report form