Disa ditë më parë, pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë- në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc arritën një marrëveshje të cilësuar si historike që të garojnë me listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit. Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, u shpreh në atë rast se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje synon fuqizimin e tyre në aspektin politik. Dakortësia për këtë qëllim mes Partisë për Veprim Demokratik, Alternativës për Ndryshime, Lëvizjës për Progresin Demokratik, Lëvizjës për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, u arrit në fillim të ketij viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë të Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Cakaj që e përshëndeti arritjen e marrëveshjes ndaj partive politike që janë pjesë e listës së Luginës së Bashkuar, tha se ?më shumë se kurdo herë tjetër, ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm.? Për këtë cështje reagoi dhe kryeministri Edi Rama, që përmes një mesazhi ne 'Tëitter' ka bërë thirrje që shqiptarët e Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht nesër në zgjedhjet që do të kryhen në Serbi. Rama thotë që i duhet dhënë një mbështetje sa më e madhe Listës së Luginës e cila fuqizon zërin e shqiptarëve. "Uroj nesër pjesëmarrje të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë," ka shkruar ai.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Presheve#TopChannel